Nderohet me çmim legjendari, Pat Boone

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtari dhe aktori amerikan, Pat Boone, u nderua me një çmim të veçantë nga këshilli bashkiak dhe kryetari i Bashkisë së Beverly Hills, për kontributin e tij.

Boone, një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës në vitet 1950–1960, u bë i famshëm për interpretimet e tij të suksesshme dhe për drejtimin e spektaklit “The Pat Boone Chevy Showroom”. Ai ka luajtur edhe në filma të njohur si “Journey to the Center of the Earth” dhe “State Fair”.

Boone është gjithashtu edhe autor, prezantues radiofonik dhe folës publik.

Gjatë ceremonisë, ai u shpreh thellësisht mirënjohës për vlerësimin.

“Kam jetuar një jetë të lumtur dhe të begatë për të cilën jam jashtëzakonisht mirënjohës. Nuk mund të imagjinoj asnjë vend tjetër në këtë planet ku do të doja të isha sonte më shumë sesa këtu, duke marrë këtë çmim nga qyteti ynë. Ju falënderoj shumë,” deklaroi këngëtari.

Këngëtari dhe aktori amerikan, Pat Boone, u nderua me një çmim të veçantë nga këshilli bashkiak dhe kryetari i Bashkisë së Beverly Hills, për kontributin e tij.

Boone, një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës në vitet 1950–1960, u bë i famshëm për interpretimet e tij të suksesshme dhe për drejtimin e spektaklit “The Pat Boone Chevy Showroom”. Ai ka luajtur edhe në filma të njohur si “Journey to the Center of the Earth” dhe “State Fair”.

Boone është gjithashtu edhe autor, prezantues radiofonik dhe folës publik.

Gjatë ceremonisë, ai u shpreh thellësisht mirënjohës për vlerësimin./ MXH

Shpërndaje: