Plagose në Vlorë, arrestohen autorët (EMRAT)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy autorët e plagosjes së 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic janë vënë në pranga nga policia në Vlorë. Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci fillimisht u shoqëruan në komisariat lidhur me ngjarjen.

Policia bën me dije se dy të rinjtë u arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Plagosja me thikë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Vlorë.

Sherri mes 3 personave ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë. Sherri më pas ka agravuar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, njofton policia.

The post Plagose në Vlorë, arrestohen autorët (EMRAT) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: