Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, disa të arrestuar – Emrat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër.

Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç.

Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të tjerë për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan:

119 bimë të dyshuara kanabis

2.17 kg kanabis të tharë

284 pajisje elektrike për kultivim

7 celularë

1 armë zjarri pistoletë me municion

Dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara

Orë dore Rolex, byzylykë, unazë, DVR, fenelina si e policisë, rripa dhe këllëf armësh

Një shumë parash në paund anglez.

The post Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, disa të arrestuar – Emrat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: