Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmjen e sotme u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit. Izreali priti në shtëpi Moldavinë, ndërsa Italia u përball në “San Siro” me Norvegjinë.
Pikërisht në stadiumin e Milanos, italianët u mposhtën me përmbysje nga Norvegjia. Ky duel u mbyll me shifrat 1-4, teksa Erling Haaland gjeti rrugën e rrjetës në dy raste.
Në krahun tjetër, po 4-1 fitoi edhe Izraeli me Moldavinë. Kështu, Norvegjia mbyll kualifikueset si kryesuese me 24 pikë, në krahun tjetër me 18 të tilla, Italia mbetet në vendin e dytë dhe shkon në “play-off”.
Italia e Gatuzos, tashmë duhet të “kryqëzojë gishtat”, për të pasur një short sa më të favorshëm, për të tentuar kualifikimin.
The post Botërori 2026, Norvegjia turpëron Italinë në ‘San Siro’ appeared first on GIJOTINA.
