Getinjo habit fansat: A ma blen dikush iPhone 17 Pro Max?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka shkaktuar të qeshura dhe reagime në rrjetet sociale me një kërkesë mjaft të pazakontë drejtuar ndjekësve të tij.

Përmes një postimi në InstaStory, artisti shprehu “ankesën” e tij për mospasjen e modelit më të fundit të telefonit.

“A ma blen dikush 1 iphone 17 promax bre? Se mbeta veq un. Allahile merrne seriozisht” (Allahu e di, merrni seriozisht), shkroi Getinjo.

Kërkesa e tij duket qartë si një ironi ndaj trendit të shumë të famshmëve të tjerë, të cilët kanë ekspozuar versionet më të fundit të iPhone-ve, duke lënë të kuptohet se ai është i vetmi që “ka mbetur pas”.

Shpërndaje: