Karamuço: Dosjet e SKY ECC po mbahen në sirtarët e prokurorëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Now”, Karamuço tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe disa prej tyre mbeten “në sirtarët e prokurorëve”.

Sipas tij, hetimet që bazohen në provat e ardhura nga SKY ECC përballen me sfida ligjore, pasi gjykatat kërkojnë që përgjimet të mbështeten edhe me prova të tjera. Kjo është e vështirë sepse komunikimet e koduara i përkasin ngjarjeve të ndodhura rreth 7 vite më parë.

“Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë. Kemi disa vite që disa ‘pine’ të SKY mbeten ende në sirtarët e prokurorëve, sepse nuk janë zbardhur, mbase janë të paidentifikuar. Ndoshta dikush mbyll sytë për të shmangur përgjegjësinë ndaj ndonjë personi publik,” – u shpreh Karamuço.

Ai theksoi se potenciali i SKY ECC mbetet i madh, por përfitimi i tij i plotë pengohet nga mungesa e zbardhjes së të dhënave dhe nga sfidat ligjore për përdorimin e tyre në gjykata.

The post Karamuço: Dosjet e SKY ECC po mbahen në sirtarët e prokurorëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: