New York/ Premiera e filmit “Wicked: For Good” nis me fishekzjarre

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në New York, fishekzjarrët ndezën atmosferën për premierën e filmit “Wicked: For Good”.

Ky është vazhdimi i shumepritur i filmit “Wicked”, i cili vitin e kaluar u shndërrua në një sukses të madh botëror.

Aktorët kryesorë, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo, të cilat rikthehen në rolet e Glindës dhe Elphabës, u shfaqën në tapetin e gjelbër.

Në premierë morën pjesë edhe pjeswtarë të tjerë të kastit.

“Wicked: For Good” mbyll adaptimin filmik të muzikalit të njohur të Stephen Schwartz, i bazuar në vepren e vitit 1995 të Gregory Maguire.

Regjisori Chu theksoi se filmi i dytë  sjelle ndjesi te thella emocionale .

“Historitë e mira na cojne në vende ku në jetën e përditshme nuk mund të shkojmë dot. Bota është e komplikuar, por falja, dhe kujdesi për njëri-tjetrin na çojnë shumë larg. Të gjithë duam të njëjtat gjëra, siguri, mirëkuptim, një vend të përbashkët,” theksoi regjisori. 

Filmi i parë “Wicked” fitoi 756 milionë dollarë në mbarë botën dhe u nominua për Best Picture në Oscar, ku mori dy cmimepër dizajn kostumesh dhe dizajn produksioni./MXH

 

Shpërndaje: