“Skemat piramidale online”, shfryhet dosja, Apeli i liron nga qelia të akuzuarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masat e sigurisë për të dyshuarit për krijimin e skemave piramidale pasi reklamonin postera të Xuex e tjerë, dhe ranë pre e mashtrimit shumë qytetarë shqiptarë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Arbër Çelën, u cili për dy muaj ka qenë nën masën arrest në burg. E njëjta masë sigurie arrest në shtëpi u vendos edhe për çiftin e bashkëshortëve që dyshoheshin si kryesuesit e skemës piramidale online.

U lirua nga qelia Emanuel Taullau, Flavio Mukaj Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Në aplikacionin “Telegram” ishin hapur grupe ku ftoni  qytetarë që të investonin para me qëllim dyfishimin e tyre.

Ata çdo ditë merrnin sinjale të ndryshme në SMS ne telegram dhe më pas hapnin aplikacionin Txex, që dërgonin sinjalin dhe shikonin si rritej shuma e parave por që në fakt shumë prej tyre u mashtruan. Qytetarët rekrutoheshin nga persona të ndryshëm, për të bërë investimet.

The post “Skemat piramidale online”, shfryhet dosja, Apeli i liron nga qelia të akuzuarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: