Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku doli në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend, pas marrjes nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Teksa zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori fjalën, deputetët e opozitës janë ngritur nga vendi dhe janë drejtuar për nga dalja e sallës. Balluku e nisi fjalën e saj, duke folur për hetimin nga SPAK, ku është marrë si e pandehur për tunelin e Llogarasë.
”Të na tregojë si vodhi dhe po vijmë’ tha deputeti Balliu, ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga salla.
The post Balluku merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës braktisin seancën appeared first on GIJOTINA.
