Berisha shkon sot në SPAK, do pyetet për herë të parë për ngjarjet e 21 Janarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do të pyetet për herë të parë për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë një demonstrate të organizuar nga opozita e asaj kohe (PS) u vranë 4 protestues.

“Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha dje (18 nentor), duke e konsideruar si një hetim politik.

Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.

“PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.

 

The post Berisha shkon sot në SPAK, do pyetet për herë të parë për ngjarjet e 21 Janarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: