Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre shtëpi janë përmbytur në Delvinë si pasojë e motit të keq.

Bëhet me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga godinat, ndërsa disa rrugë mbeten ende të pakalueshme.

Sipas raportimeve rrruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, vijon të jetë e pakalueshme.

Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.

Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.

Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar- Bajkaj.

The post Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: