(VIDEO) U fërshëllye nga tifozët e Kosovës, ja ç’ ndodhi me Granit Xhakën pas ndeshjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Granit Xhaka nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Kosovës. Shkak duket se u bënë deklaratat e mesfushorit, për lojtarët që u larguan nga Zvicra duke zgjedhur “Dardanët”.

Kapiteni i Zvicrës u vërshëllye disa herë nga tribuna, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në “Fadil Vokrri”. Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka shihet duke hyrë në një debat të nxehtë me Lulin, kreun e tifozëve “Dardanët”.

Shkëmbimi i fjalëve mes tyre ka zgjatur disa sekonda, ndërsa situata e tensionuar është qetësuar më pas nga pjesëtarë të sigurisë.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, ndërsa tensionet mes tifozëve dhe Xhakës vijojnë të jenë temë e diskutimeve pas ndeshjes.

The post (VIDEO) U fërshëllye nga tifozët e Kosovës, ja ç’ ndodhi me Granit Xhakën pas ndeshjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: