Masat ndaj Ballukut/ Salianji: Qeveria e kalbur në çdo qelizë! Rama të japë dorëheqjen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.

Salianji shprehet se kjo goditje sipas tij nuk është surprizë po një provë e qartë se qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri jo të korruptuar teksa shton se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Reagimi i Salianjit:

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane.

Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.

Ai është sot e keqja e Shqipërisë.

Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!

The post Masat ndaj Ballukut/ Salianji: Qeveria e kalbur në çdo qelizë! Rama të japë dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: