Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë: “E njohim dhe na njeh mirë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Polonia është pengesa e parë drejt Botërorit për Kombëtaren e Shqipërisë. Kuqezinjtë njohën sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih, por edhe atë të finales së mundshme nëse kalohen polakët: në rast fitoreje, kuqezinjtë e teknikut Sylvinho do të ndeshen në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

Tekniku Sylvinho, menjëherë pas shortit, foli për fshf.org dhe komentoi fatin e goglave: “Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara”.

Lexo më tej: Shorti i Playoff për Botërorin 2026: Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin dhe sfidat

Askush nuk futet i mundur në ndeshje, ndaj dhe hipoteza e finales qendron në këmbë derisa fusha të thotë fjalën e saj. Sylvinho do të gjejë përballë në 31 mars një mes Ukrainës e Suedisë, por nuk ka preferenca: “Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.

The post Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë: “E njohim dhe na njeh mirë” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: