Vjosa kalon pikën maksimale, shtohet sipërfaqja e përmbytur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Niveli aktual i Vjosës ka kaluar pikën e saj maksimale duke arritur në 7.8 metra.

Për rrjedhojë janë mbytur të tjera toka bujqësore, teksa uji i lumit ka arritur edhe në oborret e tre shtëpive dhe njësive të biznesit.

Kjo konsiderohet si pika maksimale e Vjosës. Pritshmëritë në vazhdimësi janë për një rënie të nivelit pasi prurjet si në Memaliaj dhe në Përmet janë në ulje.

Shpresohet që situata mund të shkojë drejt normalizimit në orët e ardhshme

The post Vjosa kalon pikën maksimale, shtohet sipërfaqja e përmbytur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: