Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një zjarr shpërtheu të enjten në një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) në Belem të Brazilit.
Rreth orës 14:00 dhe në rrethana ende të paqarta, një pavijon shpërtheu në flakë dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët.
U dha urdhër për evakuim parandalues, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje.
The post Zjarr në qendrën e konferencave të OKB-së për klimën në Brazil, evakuohen pjesëmarrësit appeared first on GIJOTINA.
