Berisha: Takimi Rama-Balluku u zhvillua mes kërcënimeve të ndërsjëllta, cilat ishin çështjet e debatit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Takimi Rama-Balluku prej më shumë se shtatë orësh në godinën e kryeministrisë, menjëherë pasi GJKKO caktoi masat e sigurisë ndaj Ballukut, ka ngritur pikëpyetje mbi çështjet që janë diskutuar mes tyre.

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se 3 janë çështjet kryesore që sipas tij janë diskutuar mes Ramës dhe Ballukut.

Sipas tij, Balluku i ka kërkuar Ramës për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.

Balluku ka kërkuar gjithashtu që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së si dhe ndalimin e lajmeve për të në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye sipas Berishës, Top Channel-in.

Sipas Berishës këto janë kushtet që Balluku i ka vendosur Ramës për të mos folur para SPAK-ut.

Reagimi i Berishës:

Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.

Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

  1. Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.
  2. Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
  3. Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës.

Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

 

The post Berisha: Takimi Rama-Balluku u zhvillua mes kërcënimeve të ndërsjëllta, cilat ishin çështjet e debatit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: