‘Plani Bela-Edvin në kopshtin e Edenit’/ Gjokutaj: Në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar takimin e djeshëm në Kryeministri mes Edi Ramës dhe vartëses së tij Belinda Balluku pasi GJKKO e pezulloi këtë të fundit nga detyra dhe i bllokoi pashaportën.

Sipas Gjokutaj takimi i djeshëm është shoqëruar me debate të ashpra kjo pasi Balluku ka kërkuar dërgimin e vendimit të GjKKO, nga 1/5 e deputetëve socialistë të Kuvendit.

Por kjo sipas Gjokutajt nuk mund të pranohet, pasi precedenti tashmë është vendosur me rastin Berisha. Gjokutaj thotë se kur 1/5 e deputetëve demokratë kerkuan të njëjtën gjë për Berishën ne Gjykatën Kushtetuese kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Ballukut dhe Ramës e rrëzoi kërkesën.

Tani që ju duhet, thotë Gjokutaj, nuk i lejon precedenti.

Reagimi i Gjokutajt

Debat i madh dje në Eden Garden (Kryeministri) midis Evës (Belës) dhe Adamit (Edvinit) me qëllim dërgimin e vendimit të GjKKO në Gjykatën Kushtetuese por jo nga Bela po nga 1/5 e deputetëve socialistë të Kuvendit!

Por prapë fati dhe fakti janë kapriciozë!

Sepse kur 1/5 e deputetëve demokratë kerkuan të njëjtën gjë për Berishën ne GjK kjo e fundit me insistimin dhe presionin e Belës dhe Edvinit e rrezoi kërkesën! Tani që ju duhet nuk i lejon precedenti që me aq mund e krijuan! Pra në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë!

Karma is the bitch!

Prandaj e dashur Bela fillo ankimin nga Apeli, GjL e pastaj shko në Kushtetuese!

Gjer atëherë mbase tuneli nuk të tradheton e nuk shembet!

The post ‘Plani Bela-Edvin në kopshtin e Edenit’/ Gjokutaj: Në gropën që i hapën Berishës do të bien vetë! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: