Rama-Balluku kundër vendimit të GjKKO, çfarë kërkojnë në Kushtetuese

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministria ka depozituar këtë të premte një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës të Belinda Ballukut, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Kushtetuese, qeveria kërkon:

1) Shfuqizimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka vendosur masën ndaluese ndaj Ballukut;

2) Pezullimin e këtij vendimi deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;

3) Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, i cili përcakton kompetencat e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave.

Dokumenti i dorëzuar nga Kryeministria sqaron kërkesën e saj dhe kërkon një përgjigje ligjore nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur nëse vendimi i GJKKO-së mbetet në fuqi ose pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit.

Relator i çështjes në Kushtetuese do të jetë gjyqtari Sandër Beci.

The post Rama-Balluku kundër vendimit të GjKKO, çfarë kërkojnë në Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: