Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC, dyshohet se shkaktare ka qenë një konflikt mes dy personave. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën për të kontrolluar situatën.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e incidentit, identitetin e të përfshirëve apo nëse ka të lënduar. Policia po vijon hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen.
The post Të shtëna me armë pranë qendrës tregtare në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash appeared first on GIJOTINA.
