VIDEO/ Autostrada Tiranë–Durrës në kaos, dy të rinjë sherr mes mjeteve: Ça ke që shef

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sherr mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës. Ngjarja nisi pas një debati të çastit, teksa drejtuesit e makinave ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë dy të rinjtë duke u goditur me grushte dhe shkelma në krah të autostradës, ndërsa kolonat e makinave shtoheshin. Për disa minuta, trafiku në drejtim të Durrësit u rëndua ndjeshëm, sidomos në orarin e pikut.

Fillimisht, asnjë nga drejtuesit e tjerë nuk ndërhyri, derisa një shofer që ndodhej në fund të kolonës zbriti për t’i ndarë./JOQ

The post VIDEO/ Autostrada Tiranë–Durrës në kaos, dy të rinjë sherr mes mjeteve: Ça ke që shef appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: