Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një autobus nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit.

Gjatë kontrollit në Doganën e Prishtinës, në pjesë të fshehura të mjetit janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis, të ndarë në pako për transport.

Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa lënda narkotike është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale, raportuam mediat e Kosovës.

The post Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: