Superiore, Egnatia tregohet e pamëshirshme ndaj Bylisit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Egnatia ka fituar 5-1 ndaj Bylisit duke mos treguar aspak mëshirë në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Rrogozhinasit e patën në kontroll sfidën, pasi që në minutën e pestë ishte Kane që realizoi autogol.

Kane ishte antagonisti i sfidës për Bylisin sepse u largua me karton të kuq në minutën e 16-të. Nga ai moment, sfida foli vetëm për Egnatian.

Dopieta e Bakajokos dhe golat e Jahajës dhe Buriçit vulosën fatet e takimit.

Egnatia mbetet në ndjekje të kryesuesve të Elbasanit dhe Vllazninë.

Në anën tjetër Bylisi në zonën e ftohtë rrezikon rënien nga kategoria.

The post Superiore, Egnatia tregohet e pamëshirshme ndaj Bylisit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: