Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në rrugën e Bovillës.

Sipas raportimeve, një masiv shkëmbor ka rënë mbi rrugë duke bllokuar thuajse totalisht qarkullimin.

Si pasojë e bllokimit të rrugës janë izoluar edhe disa fshatra të zonës, përfshirë Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë.

Rruga e dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, nga segmenti Zallherr–Bovillë dhe situata ka krijuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e automjeteve që duan të kalojnë në këtë aks.

The post Bllokohet rruga e Bovillës, izolohen 3 fshatra appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: