PAMJET/ Përplasen dy makina në Lushnjë-Rrogozhinë, “Ford”-i përfshihet nga flakët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tjetër aksident ndodhi mesditën e së shtunës në vend.

Dy automjete janë përplasur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Një mjet tip “Ford” ka goditur nga pas një mjet tip “BMW”.

Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

The post PAMJET/ Përplasen dy makina në Lushnjë-Rrogozhinë, “Ford”-i përfshihet nga flakët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: