Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas 55-vjeçaren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hënë në aksin Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 55-vjeçare në fshatin Ravonik.

E plagosura ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Korçë/ Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas 55-vjeçaren appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: