Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur, por RENEA s’ka shtënë drejt banesës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme, pas dhjetëra orëve negociata dhe thirrje nga RENEA, rezulton të jetë i plagosur.

Ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku.

Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin.

Personi tjetër i armatosur dyshohet Hamza Uka, ish punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori.

Julian Cumraku ka folur me të vëllanë, të cilin Policia e Shtetit e ka marrë nga Lezha dhe dërguar në vendngjarje, ndërsa tjetri është bindur për t’u dorëzuar nga e motra.

gijotina.com/

The post Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur, por RENEA s’ka shtënë drejt banesës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: