Aksident në Durrës,shoferi i dehur përplaset motorin e policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy policë në detyrë që po udhëtonin me motomjet, janë përplasur nga një 33-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Plepa–Shkozet, ku automjeti i tij është përplasur me motorin e Policisë Rrugore. Në mjetin e shërbimit ndodheshin dy punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës.

Sipas njoftimit shoferi i automjetit ishte një gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndaj 33-vjeçarit tashmë do të ndiqet procedimi penal për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti.

 

The post Aksident në Durrës,shoferi i dehur përplaset motorin e policisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: