Gallatasaraj gjunjëzohet në shtëpi, Benfica e Mourinho-s merr fitore kundër Ajax

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gallatasaraj është mundur në shtëpi nga Union SG me belgët që shënuan në pjesën e parë dhe pastaj u mbrojtën mirë, duke marrë tre pikë të rëndësishme që i kthejnë në garë për kualifikimin e mëtejshëm. Ndërsa ekipi turk pësoi një humbje që i heq mundësinë për të qenë në “tavolinën e të mëdhenjve” në renditje.

Ndërkaq, Benfika e Zhoze Murinjos doli nga kriza me fitoren e parë të edicionit, duke i regjistruar humbjen e pestë në po aq ndeshje Ajaksit, që duket hija e vetvetes. Kështu, portugezët i mbijetojnë të paktën edhe për një tjetër raund eliminimit, ndërsa vetëm ndonjë mrekulli shmang eliminimin thuajse të sigurt të holandezëve.

AJAKS-BENFIKA 0-2
6′ Dahl, 90′ Barreiro

Goli i Dahl (VIDEO)

Goli i Barreiro (VIDEO)

The post Gallatasaraj gjunjëzohet në shtëpi, Benfica e Mourinho-s merr fitore kundër Ajax appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: