Java e 12-të e Superiores, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani.

Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.

Kujtojmë që Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll të dielën me ndeshjet Flamurtari-Tirana dhe Partizani-Vllaznia, të cilat përfunduan në barazim me rezultatin 1-1.

Egnatia triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Bylisit në “Egnatia Arena”, ndërsa Teuta mundi Vorën me rezultatin minimal 1-0.

Sfida Dinamo City-AF Elbasani u mbyll në barazim 1-1.

The post Java e 12-të e Superiores, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: