Aksident në aksin Levan–Tepelenë, dërgohen në spital dy të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy pasagjerëve.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Levan–Tepelenë, dërgohen në spital dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: