Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit.

Rezultatet i janë dërguar Komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garën për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatë:

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Mësohet se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.

 

The post Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: