Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.

Siç shihet në foto, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr me automatik në drejtim të 45 vjecarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi paraditen e djeshme (25 nëntor) në qytetin e Lushnjes, ndërsa pas atentatit autorët janë larguar dhe nuk ka asnjë informacion për ta.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.

Ngjarja

Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.

Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.

Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.

The post Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: