Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ky është 28-vjeçari që humb jetën (Foto)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

28-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në spital.

“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.

gijotina.com/

The post Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ky është 28-vjeçari që humb jetën (Foto) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: