Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Murqinë të Krujës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës, pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm. Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e tokave të mbjella me kultura të ndryshme, duke rrezikuar prodhimin bujqësor lokal.

Lagjja fundore e fshatit është izoluar, pasi rruga që lidh atë me pjesën tjetër të vendit është mbuluar nga uji. Në disa pika niveli i ujit arrin rreth 40 cm, duke e bërë të kalueshme rrugën vetëm me mjete të larta. Banorët po monitorohen nga autoritetet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme në varësi të vijimit të reshjeve dhe prurjeve të lumit.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme personale, por kujtojmë se në të kaluarën banorët e këtij fshati janë evakuuar me ndërhyrje të palombarëve dhe helikopterëve gjatë përmbytjeve të mëparshme. Autoritetet janë në gatishmëri për çdo nevojë emergjente.

The post Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Murqinë të Krujës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: