Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata Kushtetuese nuk do të këtë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria, për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.
Mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë.
Ende nuk është caktuar një datë konkrete se kur do të mblidhet Kolegji, ku do të shihet nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim.
Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.
The post Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut, kolegji e shtyn për javën tjetër appeared first on GIJOTINA.
