Rënia e gurëve nga reshjet, mbyllet hyrja në Unazën e Pogradecit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bashkia e Pogradecit ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së qytetit kur vjen nga Qafë Thana, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim.

Kjo për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Në njoftim theksohet “vetëm hyrja për më Unazë”.

“Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

The post Rënia e gurëve nga reshjet, mbyllet hyrja në Unazën e Pogradecit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: