Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.

Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji.

 

The post Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: