Policia çmonton rrjetin e drogës në Gjirokastër: 10 në pranga, 3 nën hetim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Andromeda”, pas disa muajsh hetime me metoda speciale. Operacioni çoi në arrestimin e 10 shtetasve, si dhe procedimin penal të 3 të tjerëve, të dyshuar për shpërndarje të kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të qytetit.

Policia bëri me dije se u prangosën:

  • Mihal Llavdaniti, 18 vjeç

  • Klajdi Rondo, 23 vjeç

  • Meteo Rondo, 20 vjeç

  • Dorian Alikaj, 30 vjeç

  • Arben Puleri, 52 vjeç

  • Armand Majko, 21 vjeç

  • Alsid Cani, 35 vjeç

  • Mikel Novi, 30 vjeç (i kapur më 26.11.2025)

Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë për ndalimin e:

  • Dëfrim Rondo, 55 vjeç

  • Xhuljano Guma, 22 vjeç

Të dy të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve në banesa e ambiente të tjera, Policia sekuestroi:

  • 1 kg e 82 g kokainë

  • Sasi kanabisi, gati për shitje

  • 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 thikë

  • Municion, 1 aparat metal-kërkues

  • 2 palë targa automjetesh

  • 3970 paketa cigare pa pullë fiskale

  • 4850 euro

  • 17 celularë

Sipas hetimeve, të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis në disa lagje të Gjirokastrës, duke funksionuar në grupe të vogla të ndërlidhura.

Gjithashtu u proceduan ne gjendje ye lire shtetasit :  K. M., 44 vjeç – iu gjet një sasi e vogël kokaine.

  • E. Sh., 50 vjeç – akuzohet se kishte dijeni për drogën, por nuk kallëzoi.

  • A. B., 58 vjeç – iu gjetën fishekë gjuetie në banesë.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia thotë se operacioni “Andromeda” do të vazhdojë me faza të tjera për të goditur rrjetet e shpërndarjes së drogës në qark.

The post Policia çmonton rrjetin e drogës në Gjirokastër: 10 në pranga, 3 nën hetim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: