Sarandë/ Digjet një lokal druri në orët e para të mëngjesit, Policia po heton shkaqet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka përfshirë plotësisht një lokal me konstruksion druri në Ksamil, në orën 03:10 të mëngjesit të sotëm. Lokali, i marrë me qira nga shtetasi me iniciale K. I., është djegur totalisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse zjarrvënia ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

The post Sarandë/ Digjet një lokal druri në orët e para të mëngjesit, Policia po heton shkaqet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: