Autorët ikën me Audi drejt Librazhdit/ Ku po hetohet për vrasjen e Mondi Mëhallës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të diele. Gjithçka ndodhi rreth orës 20.35. 43-vjeçari sapo kishte dalë nga karburanti “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit dhe ishte futur në makinën tip “Range Rover”.

Menjëherë i janë afruar dy persona që kanë hapur zjarr ndaj tij. Për shkak të plagëve të marra në kokë, ai ka humbur jetën menjëherë. Më pas autorët janë larguar me një makinë “Audi” ngjyrë të zezë në drejtim të aksit rrugor Elbasan – Librazhd.

Pistat në të cilat po heton policia janë disa. Burime nga grupi hetimor thanë se po verifikohen konfliktet aktuale që mund të ketë pasur viktima, por edhe ngjarjet e kaluara.

Mësohet se Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka ka qenë i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Ai kishte disa biznese në Elbasan, karburante dhe një kompani për shërbimi taksi. ©LAPSI.al

PËR TË MËSUAR MË SHUMË LEXONI:

“Autorët ishin 2 persona”/ Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan 

Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në Elbasan (PAMJE)

The post Autorët ikën me Audi drejt Librazhdit/ Ku po hetohet për vrasjen e Mondi Mëhallës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: