Del VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi urban përplas vajzën me biçikletë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si “Kryqëzimin e Delijorgjit”, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit.

Autobusi, që po lëvizte me shpejtësi drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.
aksident
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës. Ato kanë dërguar në spital çiklisten dhe drejtuesin e autobusit.

Të dy raportohet se kanë qenë të ndërgjegjshëm gjatë marrjes së ndihmës së parë. Policia ndodhet në zonë dhe po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit. /LAPSI.al

The post Del VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi urban përplas vajzën me biçikletë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: