Pezullimi i Ballukut/ Rama: Kushtetuesja nuk ndikohet, Europa s’ka raste të tilla

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili e akuzoi se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra e Zv.Kryeministres, Belinda Ballukun.

Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër. Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres?

E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës.

Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur Berishës që e akuzoi se gënjen për Venecian, Rama thotë se këneta nuk gjen dot një rast pezullimi të ministrit me vendim gjykatë në Europë.

The post Pezullimi i Ballukut/ Rama: Kushtetuesja nuk ndikohet, Europa s’ka raste të tilla appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: