Salianji sfidon Berishën, nis foltoren e tij në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ervin Salianji duket se ka tjetër plan pas daljes nga burgu. Nuk ka ndërmend të presë Berishën për t’i dhënë dicka në strukturat drejtuese të PD-së, por kërkon ta sfidojë lidershipin e kryetarit të tij me një foltore tjetër paralele me atë që zhvillohet cdo fillimjave para Kryeministrisë.

Të mërkurën e kësaj jave ai ka parashikuar një takim me demokratë në Durrës. Kujtojmë që javën e shkuar Salianji mblodhi në një takim kandidatët më të votuar të PD-së në primare, por edhe nga lista e hapur.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë fati i kësaj foltoreje të re në PD. Historia ka treguar se kushdo që është “rebeluar” kundër Sali Berishës në atë parti, nuk ka fituar dot asnjëherë. ©LAPSI.al

The post Salianji sfidon Berishën, nis foltoren e tij në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: