Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, në pikën kufitare Morinë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Audi”, iu gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
Policia ka sekuestruar bizhuteritë së bashku me automjetin, në cilësinë e provës materiale. Bizhutë e sekuestruara arrinin vlerën e 50 mijë eurove. Mbi 33-vjeçarin, banues në Gjermani rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
The post Kontrabandoi bizhu i floriri me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
