“Një kthim te rrënjët”/ Bebe Rexha surprizon fansat me këngë në shqip

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngjallur entuziazëm masiv pasi në rrjetin social TikTok është shpërndarë një video nga studioja e saj e regjistrimit.

Ajo që e bën këtë lajm veçanërisht të rëndësishëm, është fakti që kënga është në gjuhën shqipe. Ky veprim i Bebe Rexhës është një nderim i veçantë ndaj origjinës së saj dhe tregon lidhjen e saj të fortë me kulturën shqiptare, duke e bërë këtë projekt edhe më emocionues për fansat e saj.

Ky projekt shënon një kthim pas tek rrënjët e saj, duke integruar gjuhën amtare në repertorin e saj, i cili është dominuar kryesisht nga hitet në anglisht. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj dhe e kanë mbështetur në çdo hap të saj./e.t

Shpërndaje: