Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kongresmeni amerikan Keith Self ka kërkuar që të rishikohet funksionimi i reformës në drejtësi në Shqipëri.
Deklarata u bë gjatë diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Kongresmeni Self ngriti shqetësimin e vonesave të çështjeve gjyqësore, duke thënë se ato minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregulltë ligjore. Po ashtu ai theksoi se rishikimi i reformës në drejtësi lidhet me faktin nëse po ofrohet drejtësi e paanshme për qytetarët shqiptarë.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të aftë dhe të arsimuar”.
The post Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma në drejtësi në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.
