Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Aktorja e famshme Egla Ceno ka njoftuar largimin e saj nga teatri pas një mosmarrëveshjeje të papritur për pagën, duke shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale.
Sipas aktores, paga e dy muajve të fundit u pezullua për shkak të pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” të Teatrit Kombëtar Eksperimental, një vendim që ajo e konsideron “veprim artistik me pak finese”. Në një postim të hapur, ajo kritikon ashpër menaxhimin për trajtimin e artistëve dhe vlerësimin e punës së tyre.
Por nuk ndalet këtu: Egla ironizon vendimet e drejtorit dhe kërkon rikthimin e pagës së dy muajve të fundit duke theksuar se kjo pagë ka qenë për bebelinat e nënës së saj e cila së fundmi pësoi një sëmundje të rëndë, më tej aktorja vijon duke bërë të qartë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje personale me qytetin e Elbasanit, ndërsa falenderon publikun për mbështetjen e vazhdueshme.
“Lufta ime është me artin, jo me drejtuesit,” shkruan aktorja, duke treguar dashurinë e saj të pakufishme për skenën dhe teatrit.
