Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një kast yjesh të kinemasë janë mbledhur për të festuar magjinë e festave në filmin e ri të Krishtlindjeve “Oh. What. Fun.”. Aktorët Michelle Pfeiffer, Felicity Jones dhe Chloë Grace Moretz u ribashkuan në New York për premierën botërore të filmit.
Filmi, i bazuar në tregimin e shkurtër të shkrimtares, Chandler Baker, vë në qendër nënën, personin që shpesh qëndron në prapaskenë duke bërë të gjitha përgatitjet e festave.
“Ky tregim I DEDIKOHET nënëS, atë që gatuan, pastron, planifikon dhe rri zgjuar natën, ndërsa të tjerët pushojnë, vetëm që të gjithë të tjerët të argëtohen. Për këtë flet filmi”
Në filmin e Prime Video, personazhi i Michelle Pfeiffer vendos të braktisë detyrat e saj të zakonshme të festave dhe niset në një aventurë të paplanifikuar, pasi familja e saj e lë pa dashje vetëm në shtëpi.
Në tapetin e kuq, aktorët treguan sa humoristike është Pfeiffer në këtë rol. Ajo vetë tha se komedia nuk është zhanri ku ndihet më rehat, por besoi te vizioni i regjisorit.
“Edhe pse skenari dukej shumë i ekzagjeruar në letër, regjizori më siguroi se gjithçka do të bazohej në realitet. Kjo më dha shumë liri artistike.”
Në film luajnë gjithashtu Maude Apatow, Jason Schwartzman, Eva Longoria dhe Danielle Brooks./mxh
