SKANDAL/ Shpërthen dhuna para ndeshjes Iliria–Skënderbeu: Goditen trajneri Gjoka dhe tre futbollistë (EMRAT)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.

Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.

Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë.

The post SKANDAL/ Shpërthen dhuna para ndeshjes Iliria–Skënderbeu: Goditen trajneri Gjoka dhe tre futbollistë (EMRAT) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: